Nadal s’ka të ndalur – 15 fitore rresht, e fiton edhe turneun Mexican Open - Gazeta Express
string(70) "nadal-ska-te-ndalur-15-fitore-rresht-e-fiton-edhe-turneun-mexican-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/02/2022 9:52

Nadal s’ka të ndalur – 15 fitore rresht, e fiton edhe turneun Mexican Open

Sporte tjera

Gazeta Express

27/02/2022 9:52

Rafael Nadal e ka vazhduar shkëqimin në vitin 2022.

Tenisti spanjoll ka shkëlqyer në Mexican Open, ku e fitoi turneun e Acapulcos për herë të katërt në karrierë.

Legjenda e tenistit e mposhti në finale britanikun Cam Norrie 2:0 në sete, 6-4 e 6-4.

Me këtë rast, 35 vjrçari e ngriti serinë më të mirë të karrierës me 15 fitore, shkruan “Gazeta Express”.

Për Nadalin, ky ishte titulli i 91-të i turneve ATP në karrierë, një arritje e jashtëzakonshme kjo.

Nadal e kishte fituar këtë turne për herë të parë në vitin 2005, për të vazhduar më pas më 2013 e 2020 para se të shkëlqente edhe sot.

Spanjolli dukej në formë të mirë dhe fitoi për 1 orë e 54 minuta.

“Ky ka qenë gjithmonë një vend special. Energjia që ma japin njerëzit nga Mekika është unike”, deklaroi fituesi i freskët i Australian Open.

“I kisha disa momente të vështira në këtë meç, por isha i aftë të shpëtoja. Më pas, e mora avantazhin kur mu dha rasti. Jam mjaft i nderuar. Ishte një titull i rëndësishëm për mua, kështu që nuk mund të jem më i lumtur”, përfundoi Nadal.

Ky ishte trofeu i tretë që e fiton tenisti spanjoll vetëm në vitin 2022. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement