Vettel e bojkoton garën e Formula 1 në Rusi - Gazeta Express
string(43) "vettel-e-bojkoton-garen-e-formula-1-ne-rusi"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/02/2022 15:32

Vettel e bojkoton garën e Formula 1 në Rusi

Sporte tjera

Gazeta Express

24/02/2022 15:32

Pas sulmit ndaj Ukrainës, Rusia mund të përballet me pasoja fatale.

Ekonomia e këtij vendi është në rrezik, ndërsa edhe sporti ka nisur ta godasë këtë shtet, shkruan “Gazeta Express”.

UEFA paralajmëron se do t’ia heq organizimin e finales së Ligës së Kampionëve Rusisë, respektivisht qytetit St. Petersburg.

E tash, kundër luftës është shprehur edhe ngasësi i Formula 1, Sebastian Vettel.

Madje, piloti gjerman insiston se nuk do të marrë pjesë në garën “Russian Grand Prix” këtë sezon, njoftojnë mediat e huaja.

Edhe pilotë të tjerë të këtij sporti me plot adrenalinë mund ta ndjekin rrugën e katër herë kampionit të botës në Formula 1.

Madje, nëse nuk ndalet lufta, ka mundësi që të anulohet krejt gara e paraparë të mbahet në Rusi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement