Kosova e fiton medaljen e parë në Evropian në sportin e muaythait - Gazeta Express
string(65) "kosova-e-fiton-medaljen-e-pare-ne-evropian-ne-sportin-e-muaythait"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/02/2022 13:40

Kosova e fiton medaljen e parë në Evropian në sportin e muaythait

Sporte tjera

Gazeta Express

21/02/2022 13:40

Ekipi i muaythait të Kosovës ka përfunduar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Muaythait, të mbajtur prej 12-20 shkurt 2022 në Stamboll të Turqisë.

Nga gjashtë pjesëmarrës, u dallua Erona Shabani, e cila u ngjit në podium si medaliste e bronztë, në kategorinë -54 kg të grupmoshës U-23, në të cilën ishin pesë garuese.

Një fitore në Kampionat e shënoi Arbos Maliqi në kategorinë -67 kilogramë për senior, por që u ndal në çerekfinale.

Për sportin e muaythait në Kosovë është medalja e parë nga një kampionat evropian. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement