Khan – Brook, sonte përballen ish-kampionët e botës - Gazeta Express
string(48) "khan-brook-sonte-perballen-ish-kampionet-e-botes"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/02/2022 12:52

Khan – Brook, sonte përballen ish-kampionët e botës

Sporte tjera

Gazeta Express

19/02/2022 12:52

Sonte do të zhvillohet njëri nga meçet më interesante në boks, ku do të përballen dy ish-kampionët e botës, Amir Khan dhe Kell Brook.

Ky meç do të zhvillohet sonte në “Manchester Arena” të Anglisë, shkruan Gazeta Express.

Të dy boksierët në fjalë janë nga Anglia dhe mosha e tyre është 35-vjeç.

Khan ka një rekord prej 34 fitoreve, 21 prej të cilave i ka të fituara me nokaut.

Kurse, Brook deri më tash ka regjistruar 39 fitore (27 me nokaut) dhe tri humbje.

Përballja e tyre e sontme i takon kategorisë së lehtë dhe do të fillojë rreth orës 23:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement