Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të European Open - Gazeta Express
string(58) "loriana-kuka-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-european-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 13:35

Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të European Open

Sporte tjera

Gazeta Express

13/02/2022 13:35

Loriana Kuka ka vazhduar me paraqitje fantastike, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kukan në çerekfinale e mposhti xhudisten holandeze, Lieke Derks me IPPON, shkruan Gazeta Express.

Kuka pati iniciativën gjatë tërë duelit dhe e mposhti me IPPON kur kishin mbetur edhe disa sekonda.

Kështu, Loriana Kuka kualifikohet në gjysmëfinale dhe pret të njoftohet me kundërshtaren e saj të radhës.

Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli. Ajo po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement