Një video e frikshme nga një morg rus filloi të qarkullonte në rrjetet sociale. Pamjet e kamerave të vëzhgimit, të postuara fillimisht nga një përdorues anonim në kanalin Telegram, shfaqin një burrë duke u ngritur nga një tavolinë në morg.
Në video fillimisht shfaqen dy burra të shtrirë nën çarçafë, por njëri prej tyre u ngrit nga tavolina ku mjekët i shtrinin të vdekurit. Videoja është realizuar në Tver, një qytet në pjesën perëndimore evropiane të Rusisë, shkruajnë mediat lokale, përcjell Gazeta Express.
Gazetarja e portalit SamaraOnline tregon se nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë në video, nëse dikush e ka shpallur të vdekur gabimisht njeriun apo është një marketing viral morbid për ta promovuar një film horror të ardhshëm, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
Punonjësit e morgut nga Tveri nuk konfirmuan se burri ishte ndonjë “kufomë e ringjallur”.
“Ndoshta është një gjë e inskenuar. Na kanë thirrur disa herë për këtë. Nuk ka lidhje me ne”, thanë nga morgu.
Për videon folën edhe nga Ministria ruse e Shëndetësisë.
“Videoja është e rreme. Dhoma në video, e cila dyshohet se është një nga dhomat e morgut në Tver, nuk duket kështu. Nuk ka morgje në Tver të ngjashëm me atë që shfaqet në video”, tha ministria.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...