Dy vite më parë, më 26 janar 2020, pas një aksidenti tragjik me helikopter, ndahej nga jeta basketbollisti Kobe Bryant, legjenda e NBA-së.
Kjo ditë konsiderohet si një nga më të trishmet për adhuruesit e NBA-së dhe të basketbollit, teksa humbi jetën edhe vajza e tij Gianna si dhe 7 persona të tjerë.
Kobe i dha shumë këtij sporti, ndaj dhe të gjithë e dashuronin si basketbollist dhe si njeri. Ai u zgjidh në draftin e vitit 1996, si zgjedhja e 13-të, teksa ende nuk kishte mbushur 18 vjeç. Ai u zgjodh nga Charlotte Hornets, por u përfshi në një shkëmbim për të marrë Vlade Divac.
Ai kaloi te Lakers, fanellë që e veshi gjatë gjithë karrierës së tij. “Do të fitoj titullin në NBA me Lakers”, thoshte Kobe kur ishte fëmijë. Ai nuk gabohej, ose më saktë gagohej, pasi nuk fitoi 1 titull, por 5 të tillë me Lakers. Bryant pati një karrierë të jashtëzakonshme me Lakers, një karrierë fituesi.
Etikë në punë, në stërvitje dhe mbi të gjitha një inteligjencë sportive që i dhanë mundësi të përmirësohej vit pas viti, duke e bërë një talent. Mësoi nga çdo situatë dhe “black mamba” fitoi 5 tituj (2000, 2001, 2002, 2009 dhe 2010) në NBA, dy medalje ari në Olimpiadë (Pekin 2008 e Londër 2012).
Bryant u kthye në një simbol për një gjeneratë të tërë. Mbrëmjem magjike të 22 janarit 2006 realizoi 81 pikë ndaj Toronto, por ai ishte më i fortë se numrat.
Fanellat me numrat 8 dhe 24 që ai veshi me Lakers, tashmë janë tërhequr, pasi nuk do të ketë më kurrë një person që do të imitojë Kobe Bryant.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...