Novak Djokovic vendos për të ardhmen në tenis, pasi u dëbua nga Australia shkaku i mosvaksinimit - Gazeta Express
string(95) "novak-djokovic-vendos-per-te-ardhmen-ne-tenis-pasi-u-debua-nga-australia-shkaku-i-mosvaksinimit"

Novak Djokovic vendos për të ardhmen në tenis, pasi u dëbua nga Australia shkaku i mosvaksinimit

Sporte tjera

Gazeta Express

26/01/2022 10:29

Novak Djokovic ka vendosur të rikthehet në garat e tenisit dhe pritet të marrë pjesë në garën e ATP-së në Dubai në shkurt, gati një muaj pasi Australia s’e lejoi të luajë në grand slamin Australian Open duke e dëbuar nga vendi.

Tenisti serb është në listën e hyrjes për turneun Dubai Duty Free, i cili nis më 21 shkurt, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo do të jetë paraqitje e parë e Djokovicit që prej dëbimit nga Australia në prag të turneut të madh Australian Open.

34-vjeçari nuk ka folur publikisht qëkur u rikthye në Serbi, por është fotografuar në Mal të Zi gjatë vizitave në manastireve atje.

Pjesëmarrësit në turneun e Dubait nuk janë të detyruar të vaksinohen kundër Covid-19 dhe ky është një turne në të cilin Djokovici ka luajtur shumë shpesh në të kaluarën, duke i fituar pesë tituj.

Mundësitë e Djokovicit për të marrë pjesë në turne të shumtë të mëdhenj këtë vit do të jenë shumë të vogla, nëse ai nuk pranon të vaksinohet.

Turnet e mëdhenj Indian Wells dhe Miami, të cilët mbahen në mars në SHBA, kërkojnë që tenistët të jenë të vaksinuar.

E njëjta vlen për të edhe në grand slamin e dytë të këtij viti, French Open, i cili mbahet në maj në Francë. /Gazeta Express/