Balje "thumb" ZRRE-së pasi në veri nuk do të shtrenjtohet rryma: Nëse mundet për ata, hajde pak për ne - Gazeta Express
string(98) "balje-thumb-zrre-se-pasi-ne-veri-nuk-do-te-shtrenjtohet-rryma-nese-mundet-per-ata-hajde-pak-per-ne"

Balje “thumb” ZRRE-së pasi në veri nuk do të shtrenjtohet rryma: Nëse mundet për ata, hajde pak për ne

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 23:04

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka përfshirë fare katër komunat veriore të Republikës së Kosovës në raportin e vetë në të cilën u shqyrtuar dhe propozua rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila iu drejtua ZRRE-së me një pyetje.

Lexo Edhe:

“ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje!Thjesht po pyes! Nese mundet për ata hajde pak për ne”, ka shkruar Balje.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, teksa ka raportuar në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, e ka arsyetuar një vendim të tillë, duke thënë se janë në proces gjyqësor me Avokatin e Popullit.

 “Edhe ajo pjesë ka qenë e përfshirë në tarifat e energjisë elektrike deri në vitin 2018. Avokati i Popullit ka ngrit një ankesë dhe e ka paditë ZRRE-në për të cilën jemi në proces gjyqësor. Ajo kosto nga viti 2017, dhjetor të vitit 2017 është hequr apo nuk është barrë e konsumatorëve dhe ajo ka kaluar përmes buxhetit të Kosovës, pastaj është mbuluar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja. Meqenëse ia ka ndaluar gjykata që ta përfshijë këtë kosto, ne nuk e kemi marrë parasysh as në kalkulimet e mëhershme meqenëse jemi në proces gjyqësor”, ka thënë Fejzullahu.