Haradinaj pyet Kurtin: Pse e shite rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë dimrit me çmim të shtrenjtë - Gazeta Express
string(109) "haradinaj-pyet-kurtin-pse-e-shite-rrymen-gjate-veres-me-cmim-te-lire-per-ta-blere-dimrit-me-cmim-te-shtrenjte"

Haradinaj pyet Kurtin: Pse e shite rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë dimrit me çmim të shtrenjtë

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 14:04

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se pse qeveria e tij s’ka bërë mjaftueshëm shkëmbime energjetike me Shqipërinë, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka shkruar se gjatë qeverisjes së tij, verës i ka dhënë shumë rrymë Shqipërisë për ta marrë atë gjatë dimrit.

Lexo Edhe:

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se pse e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë.

“Pyetje publike për Qeverinë: Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?! Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit? Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?! Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik? A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?”, ka shkruar Haradinaj.