Legjenda e Real Madridit Francisco Gento ka vdekur të martën në moshën 88-vjeçare.
Gento është futbollisti i vetëm në histori që i ka fituar gjashtë kupa evropiane, raporton Gazeta Express.
Marcelo, kapiteni i Realit, i ka dhënë lamtumirën legjendës së Los Blancos, bashkë me shumë futbollistë tjerë e legjenda të Realit Si Arbeloa, AMancia, Mijatovic, Hierro e shumë të tjerë.
Gento ka qenë president nderi i Real Madridit deri në vdekjen e tij, një pozitë që e kishte trashëguar nga miku dhe ish-bashkëlojtari i vet Alfredo Di Stefano.
Së bashku, ata dy e shndërruan Real Madridin në klubin më të madh në Spanjë dhe në Evropë, duke i fituar pesë kupa evropiane radhazi, një arritje e paparë deri më tani në futboll.
Gento kishte luajtur për Real Madridin nga viti 1953 deri në vitin 1971.
Përveç gjashtë kupave evropiane, ai i fitoi edhe 12 tituj në La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe një Kupë Interkontinentale.
Ai i zhvilloi 600 ndeshje për Real Madridin, duke i shënuar 182 gola.
Gento e përfaqësoi Spanjën në 43 ndeshje ndërkombëtare. /Gazeta Express/