I kërkuan para kinse për t’ia rregulluar dokumentet për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona - Gazeta Express
string(97) "i-kerkuan-para-kinse-per-tia-rregulluar-dokumentet-per-sherim-jashte-vendit-arrestohen-dy-persona"

I kërkuan para kinse për t’ia rregulluar dokumentet për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

Lajme

Gazeta Express

18/01/2022 16:27

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, sot në Fushë Kosovë ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të mashtrimit.

Rasti është raportuar dje në polici pasi nga personat e dyshuar, ankuesit i janë kërkuar për të dytën herë një shumë parash.

Lexo Edhe:

Gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit).

“Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm (identitetin dhe vendbanimin), kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit. Kanë qenë veprimet e shpejta hetimore e operative të hetuesve policor, ato që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: ·E.B, 30 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.L, 48 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, ndërkohë që me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Express/