Mediat australiane tregojnë nëse është arrestuar Djokovic - Gazeta Express
string(57) "mediat-australiane-tregojne-nese-eshte-arrestuar-djokovic"

Sporte tjera

Gazeta Express

10/01/2022 10:29

Mediat australiane tregojnë nëse është arrestuar Djokovic

Sporte tjera

Gazeta Express

10/01/2022 10:29

Novak Djokovic nuk është arrestuar, raporton media australiane The Sydney Morning Herald.

Ministri i Emigracionit është ende duke vendosur nëse do të ri-anulojë vizën e tij, kanë konfirmuar. Raportohet e ai ka katër orë kohë për ta bërë këtë.

Raportet e medias nga Evropa citojnë anëtarët e familjes së Djokovicit që pretendojnë se ai është arrestuar sërish në zyrën e avokatëve të tij në CBD të Melburnit.

Megjithatë nga Australia raportohet se nuk ka forca kufitare apo oficerë të policisë federale në vendin ku ndodhet Djokovic.

Djokovic e fitoi apelin, duke anuluar vendimin e parë që nuk i lejonte atij hyrjen në Australi.

Megjithatë, kjo mund të hidhet sërish poshtë, pasi ministri i Imigracionit e ka fuqinë që të vendos për ri-anulimin e vizës.

Dhe, nëse ndodh kjo, Djokovic s’do të mund të udhëtonte në Australi për tri vite. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement