A po gënjen Novak Gjokoviq? - Gazeta Express
string(28) "a-po-genjen-novak-gjokoviq-2"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/01/2022 12:46

A po gënjen Novak Gjokoviq?

Sporte tjera

Gazeta Express

08/01/2022 12:46

Avokatët e tenistit serb, Novak Gjokoviq, kanë thënë në dokumentet e gjykatës se ai kishte të drejtë të përjashtohej nga vaksinimi për të hyrë në Australi për shkak të infektimit me koronavirus kohëve të fundit.

“Data e testit të parë pozitiv PCR për Covid është regjistruar më 16 dhjetor 2021”, thanë ata.

Por, ky pretendim del të jetë mjaft kontraverz dhe lajthitës, shkruan Gazeta Express.

Kjo për fakti se në ato ditë, me 16 e 17 dhjetor, Gjokoviq kishte marrë pjesë në ngjarje të ndryshme pa maska dhe në ambient të mbyllur, e sipas avokatëve atë kohë ishte pozitiv me COVID-19.

Gjokoviqit iu ndalua hyrja në Australi pas aterrimit në Melburn këtë javë për të luajtur në “Australian Open”.

Ai tash për tash ndodhet në një qendër ndalimi, ndërsa një seancë e gjykatës për rastin e tij pritet të mbahet të hënën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement