Titulli i parë në Formula 1, Verstappen festoi deri në orën 7 të mëngjesit në një jaht - Gazeta Express
string(85) "titulli-i-pare-ne-formula-1-verstappen-festoi-deri-ne-oren-7-te-mengjesit-ne-nje-jaht"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/12/2021 19:17

Titulli i parë në Formula 1, Verstappen festoi deri në orën 7 të mëngjesit në një jaht

Sporte tjera

Gazeta Express

13/12/2021 19:17

Max Verstappen ia doli të fitonte titullin e parë në Formula 1, teksa e bëri realitet ëndrrën e tij duke parakaluar Lewis Hamilton në xhiron e fundit në pistën e Yas Marina në Abu Dhabi.

Piloti holandez ndërpreu diktatin e britanikut, i cili ka koleksionuar shtatë tituj botërorë.

Në këtë formë, festa ishte e jashtëzakonshme për 24-vjeçarin, i cili gjatë gjithë sezonit ka pasur performancë fantastike.

Kështu, pasi u mbyll ceremonia në pistë, gjithçka u zhvendos në garazhin e Red Bull me pjesëmarrësit të cilët ishin të pajisur me bluzën e dedikuar për pilotin kampion.

Pije, foto dhe muzikë, ndërsa nuk mungoi edhe një xhiro e Verstappen në pistë shoqëruar me thirrjet “kampion”.

Sakaq, Verstappen kishte menduar për një festë e cila do të zgjaste pambarimisht dhe më pas me  miqtë e tij më të ngushtë, holandezi u zhvendos në një nga jahtet pranë pistës duke qëndruar deri në orën shtatë të mëngjesit, atëherë kur të gjithë i kishin konsumuar të gjitha energjitë e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement