Çmenduri në fund, Verstappen fiton titullin e botës, lë prapa Hamiltonin - Gazeta Express
string(70) "cmenduri-ne-fund-verstappen-fiton-titullin-e-botes-le-prapa-hamiltonin"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/12/2021 15:47

Çmenduri në fund, Verstappen fiton titullin e botës, lë prapa Hamiltonin

Sporte tjera

Gazeta Express

12/12/2021 15:47

Max Verstappen fiton Grand Prix vendimtare të Abu Dhabi dhe fiton kampionatin botëror për herë të pare.

Holandezi doli i pari, para Hamiltonit i cili u pozicionua i dyti, shkruan Gazeta Express.

Prej fillimit të garës Hamilton po printe, deri në xhiron e fundit, ku ndodhi befasia.

Kështu, Verstappen e fiton titullin e parë të botës, kurse Lewis Hamilton mbetet pa e tejkaluar Schumacherin. Ai mbetet në shtatë tituj të botës.

Para fillimit të kësaj gare edhe Verstappen edhe Hamilton kishin pikë të barabarta dhe kjo garë e vendoste kampionin e botës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement