Majlinda Kelmendi pensionohet sot me ceremoni shtetërore - Gazeta Express
string(56) "majlinda-kelmendi-pensionohet-sot-me-ceremoni-shteterore"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/12/2021 12:03

Majlinda Kelmendi pensionohet sot me ceremoni shtetërore

Sporte tjera

Gazeta Express

06/12/2021 12:03

Majlinda Kelmendi do t’i japë fund edhe zyrtarisht sot karrierës së lavdishme si xhudiste aktive.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta organizojë një ceremoni shtetërore.

Kjo ceremoni do të mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.

Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Majlinda e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën e Londrës më 2012, ndërsa këtë vit mori pjesë në Olimpiadën e Tokyos, ku nuk ia doli ta mbronte titullin e kampiones.

Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement