Gjakovari e plagos me armë zjarri një qen, arrestohet e më pas lirohet - Gazeta Express
string(69) "gjakovari-e-plagos-me-arme-zjarri-nje-qen-arrestohet-e-me-pas-lirohet"

Gjakovari e plagos me armë zjarri një qen, arrestohet e më pas lirohet

Lajme

Gazeta Express

06/12/2021 9:23

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili e ka gjuajtur me armë zjarri një qen, të cilit i ka shkaktuar lëndime, raporton Express

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

Policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishekë nga i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë, 05.12.2021-16:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak të dyshimit se para dyerve të shtëpisë së tij  kishte gjuajt me armë zjarri në drejtim të një qeni pronë e viktimës mashkull kosovar. Si pasoj e rastit qeni i viktimës kishte marr plagë në këmbë dhe viktima e kishte dërguar te veterineri. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari ka sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./GazetaExpress/