Lionel Messi e ka fituar për të shtatën herë Topin e Artë sonte në ceremoninë e organizuar në Paris të Francës.
Rivali kryesor i tij ishte Robert Lewandowski, i cili përfundoi në vendin e dytë, shkruan Gazeta Express.
Jorginho përfundoi i treti, Benzema i katërti, kurse Kante i pesti. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo përfundoi në vendin e gjashtë.
Tani janë publikuar edhe pikët që kanë marrë secili prej pesë lojtarëve të parë në garë për Topin e Artë.
Messi fitoi 613 pikë, kundrejt 580 të Lewandowskit.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...