Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka reaguar pas fitimit të Topit të Artë nga Lionel Messi.
Argjentinasi sonte në ceremoninë që u mbajt në Paris e fitoi për herë të shtatë Topin e Artë, duke e mundur në garë sulmuesin polak, Robert Lewandowskin.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se Lewandowski e ka merituar Topin e Artë për këtë vit.
Madje, Munishi publikoi edhe disa statistika të polakut gjatë sezonit 2020/21.
“Nëse don me mbet ma i madh se ma i miri ne futboll, zgjatja Lewandowskit Topin dhe mbylle temen. Topi i arte është bërë si miss gjyshja ,, marre,”, shkroi Munishi
Në këtë postim kanë reaguar tifozët e Messit, të cilëve iu është përgjigjur me një postim tjetër.
“Juve që jeni të sëmurë pas Messit ju kerkoj falje sinqerisht per statusin që e kom bo ma heret”, shkroi Munishi në Facebook.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...