Syla: Po të kishim një kryeministër që i sheh gjërat në prizmin real, do të kërkoja shkarkimin e Hekuran Muratit - Gazeta Express
string(110) "syla-po-te-kishim-nje-kryeminister-qe-i-sheh-gjerat-ne-prizmin-real-do-te-kerkoja-shkarkimin-e-hekuran-muratit"

Syla: Po të kishim një kryeministër që i sheh gjërat në prizmin real, do të kërkoja shkarkimin e Hekuran Muratit

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 17:34

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla i ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i cili dje tha se kjo Federatë ka thirrur greva të cilat kanë synim politik, e po ashtu këtë Federatë e quajti edhe të kapur, raporton Gazeta Express.

Syla i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka thënë se nëse do të kishte Kosova një kryeministër i cili i sheh këto gjëra nga një prizëm real, do të kërkonte shkarkimin e ministrit Murati.

Lexo Edhe:

“Sikur të kishim një kryeministër i cili i sheh këto gjëra në prizmin real, unë do të kisha kërkuar shkarkimin e këtij ministri sepse këtu po ngulfatet demokracia. Janë të paktën tri komponente që i ka cekë ku ka paragjykime dhe ka tentuar që ta përqajë sindikatën që sot greva të mos ketë sukses. Ndërsa, akuzat që i ka paraqitur zoti Murati i kanë përngja më shumë një njerit që nuk ka përvojë politike sepse të dalësh me akuza të tilla me të vërtetë është skandalozre”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se deklarata e Muratit ka qenë ndërhyrje flagrante politike në organizimin sindikal.

“Në facebook mundet të shkruaj gjithkush, por të shkruaj një ministër, nuk po e di a me ja marr zyrtare apo personale. Nëse ja marrim zyrtare është keq. Konsideroj që opinion e ka parë shumë mirë qa do të thotë ndërhyrja politike, unë konsideroj që kjo është ndërhyrje flagrante politike në organizimin sindikal. Ja bëjmë të qartë se organizimi sindikal krijohet në baza sindikale, edhe pagesa edhe zgjedhja e kryetarit dhe organeve tjera bëhen në baza vullnetare”, ka shtuar ai.

Tutje Syla tha se Murati ka shpërndarë dezinformata duke thënë se FSSHK ka pranuar mbi 3 milion euro në emër të kontributeve që u janë ndalur nga paga personelit shëndetësor dhe u janë transferuar FSSHK-së.