Ka qenë një natë e zhurmshme ajo e mbrëmshja në Lisbonë dhe e gjitha si pasojë e mbërritjes së ultrasve të Borussia Dortmund.
Ekipi gjerman në mbrëmjen e sotme ka ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj vendasve të Sporting Lisbonës, teksa tifozët gjermanë si gjithnjë nuk e kanë lënë vetëm skuadrën e tyre.
Por, në një moment të caktuar ata e kanë gjetur veten duke u përplasur me policinë e Lisbonës ndërsa si pasojë e të gjithë situatës së tensionuar, janë plagosur dy policë.
Nga ana tjetër, shtatë tifozë gjermanë përfunduan të arrestuar dhe me siguri ndeshjen do ta shohin nga qelia.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...