Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është deklaruar mbas ndërprerjes së seancës konstituive.
Zemaj ka thënë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve.
‘’Vendimi i Kushtetueses i viti 2025, iu kujtohet ngërçi, brenda 30 dite duhet Kuvendi të jetë i konstituar, zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve. Çdo interpretim tjetër, na fut në krizë kushtetuese, çdo shtyrje nga 30 ditshi, nga certifikimi të rezultateve.’’, ka thënë Zemaj
Zemaj lidhur me deklaratën e Albin Kurtit i cili kërkoi kohë shtesë, u pyet se a ke shpresë që brenda ditës me u bë marrëveshje mes LDK dhe VV’së, tha se, ‘’shpreson që sot të ketë ndonjë lëvizje pozitive’’.
‘’E gjitha koha kushtetuese është në ditën e sotme, nëse hyjmë në fazë tjetër, nëse nuk ka interpretim tjetër kushtetues, nëse nuk ka edhe sanksion, shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, por mbetet të shohim çka është ajo. Por pvotat për kryetar të kuvendit, i takojnë gjithmonë shumicës. Na s’kemi qenë as të njoftum, krejt ça ka rrjedhë e keni pa edhe vetë nga seanca, ku ishte e pritshme vetëm deklarimi i emrit, sepse nuk ka edhe debat, por ky është Albin Kurti, ai din edhe të debatoj, edhe të hap fushatë elektorale, edhe të kërkoj kohë shtesë duke menduar që është një dhe i vetmi mbi kushtetutën dhe mbi vullnetin politik të dalë nga zgjedhjet e fundit’’, ka thënë Zemaj, përcjell Gazeta Express.