Trajneri i Benficës, Jorge Jesus, e ka përshkruar dështimin e Haris Seferovicit për të shënuar në portën boshe nga afërsia në kohën shtesë kundër Barcelonës si goditjen më të keqe që e ka parë në 30 vitet e fundit.
Një kundërsulm i shpejtë do t’ia kishte siguruar Benficës një epërsinë të vonshme 1:0 kundër Barçës në Camp Nou dhe do ta kishte ngritur atë në vendin e dytë në Grupin E, raporton Gazeta Express.
Por tani ekipit portugez i duhet ta kalojë një mal të tërë për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi zviceran Seferovic e mposhti portierin Marc-Andre ter Stegen dhe i duhej vetëm ta fuste topin në rrjetën portës boshe, por goditja e tij përfundoi jashtë portës dhe Jesus ra në tokë duke mos iu besuar syve se çfarë kishte parë.
Seferovic really missed this chancepic.twitter.com/4K1tSy73kJ
— A (@ItsAhmedIndeed) November 23, 2021
“Në 30 vjet si trajner, kurrë nuk kam parë diçka të tillë, por ja që më ndodhi mua dhe Benficës”, tha Jesus.
Benfica është e treta në Grupin E me 5 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Barcelona e dyta me 7 pikë. Bayern Munich e ka siguruar kualifikimin si fitues i grupit tashmë me pikë maksimale.
Në ndeshjen e fundit në Grup, Benfica duhet ta mposhtë Dynamo Kievin dhe të shpresojë se Bayerni e mposhtë Barcelonën në ndeshjen tjetër, për ta arritur kualifikimin tutje. /Gazeta Express/
Seferovic really missed this chancepic.twitter.com/4K1tSy73kJ
— A (@ItsAhmedIndeed) November 23, 2021
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...