Pas një debati me këngëtaren kosovare, Fifi, blogerja shqiptare, Sarah Berisha ka shpërthyer në lot.
Fifi e akuzoi Sarën se po luan me DJ PM dhe se ai është vëllai i saj dhe nuk do ta lejoj ta bën këtë gjë.
Pas këtyre fjalëve, Sara filloi të tregonte se ka një pëlqim për Pajtim Krasniqin dhe se nuk ka ndërmend të bëj ndonjë lojë.
Gjendja e Sarës filloi të përkeqësohej, teksa të gjithë banorët i qëndruan afër, ajo kërkoi të largohet nga shtëpia pas këtyre ndodhive.
Kujtojmë, që Sara ditën e djeshme pati një debat edhe me Pajtimin duke u shprehur se nuk ka ndonjë pëlqim për të, e që më pas ndryshoi fjalët, ku në orët e vona të natës shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, shkruan Express.
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...