Afati kalimtar i basketbollit, prej 20 deri më 30 dhjetor - Gazeta Express
string(56) "afati-kalimtar-i-basketbollit-prej-20-deri-me-30-dhjetor"

Basketboll

Gazeta Express

02/11/2021 15:16

Afati kalimtar i basketbollit, prej 20 deri më 30 dhjetor

Basketboll

Gazeta Express

02/11/2021 15:16

Afati kalimtar dimëror në basketbollin kosovar do të hapet më 20 dhjetor.

Lexo Edhe:

Bord i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur dje ka vendosur që ky afat kalimtar të zgjasë 10 ditë, deri më 30 dhjetor.

Ndër të tjera, Bordi ka miratuar edhe shumë kërkesa dhe raporte.

Më poshtë mund t’i shihni në detaje të gjitha vendimet e Bordit të FBK-së:

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 01.11.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

1. I ka miratuar Propozicionet e Kupës së Kosovës për edicionin 2021/22.

2. Ka vendosur që afati kalimtar dimëror për basketbollistët/et vendorë/e të hapet prej 20 deri më 30 Dhjetor 2021.

3. E ka miratuar kërkesën e përfaqësuesit të Kosovës, Alban Veseli për regjistrim të parë në këtë edicion garues. Regjistrimi do të jetë i vlefshëm nga data 15 Nëntor 2021.

4. E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën 01 Janar – 01 Tetor 2021.

5. E ka miratuar Raportin e Punës për Qendrën Nacionale të Basketbollit, projekt ky i sapo filluar nga FBK dhe i rëndësisë së veçantë.

6. E ka miratuar Raportin e Punës për gjashtë mujorin e parë të implementimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025 të përgatitur nga FBK në bashkëpunim me FIBA-n.

7. E ka miratuar propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu për emërimin e znj. Shemsije Stublla në pozitën e anëtares së Bordit të FBK-së.

8. E ka emëruar znj. Vlora Braha si Person Kontaktues për Integritet (Single Point of Contact for Integrity/SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

9. E ka miratuar kërkesën e Ligës UNIKE në lidhje me pagesat e dënimeve. FBK do të jetë garantuese e dënimeve të klubeve të FBK-së që garojnë në këtë ligë duke ua zbatuar ato në FBK.

10. E ka miratuar propozimin për fillimin e bashkëpunimit të FBK-së me Junior NBA në Kosovë.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit të Kosovës”. /Gazeta Express/