PSG-ja me 10 lojtarë ndahet baras me Marseille - Gazeta Express
string(46) "psg-ja-me-10-lojtare-ndahet-baras-me-marseille"

PSG-ja me 10 lojtarë ndahet baras me Marseille

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 23:05

Paris Saint-Germain ka barazuar 0:0 me Marseille, në një ndeshje derbi të tensionuar, megjithëse luajti me një futbollist më pak në fushë pothuajse tërë pjesën e dytë.

Të dy skuadrat shënuan nga një herë në Stadiumin Velodrome, por autogoli i Peres dhe goli i Milik, përkatësisht, u shfuqizuan nga VAR-i të dy për pozitë jashtë loje, raporton Gazeta Express.   

Lexo Edhe:

Skuadra e Mauricio Pochettinos e mbizotëroi lojën në pjesën e parë, por dështoi të shënojë pavarësisht se zotëroi një sulm shkatërrues në letër: Lionel Messi, Neymar, Kylian Mbappe dhe Di Maria.

Messi i pati dy kombinime mahnitëse me Mbappen por goditja e tij finale nuk e gjeti cakun asnjëherë.

Nuk ishte një natë e lehtë për parisienët nën zhurmën dhe trysnin e tifozëve të zjarrtë të Marseille, të cilët hidhnin edhe gjësende në fushë.

Gjërat u përkeqësuan për vizitorët kur Achraf Hakimi u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të palejuar si lojtari i fundit në mbrojtën e PSG-së në minutën e 57-të.

Por PSG-ja ia doli të mbahej dhe nuk pranoi gol, duke e shmangur humbjen e dytë në tri ndeshjet e fundit.

Ky barazim nënkupton se PSG-ja i ka tani 28 pikë në vendin e parë në Ligue 1, shtatë më shumë se Lens në vendin e dytë dhe 10 më shumë se Marseille që është e katërta. /Gazeta Express/