Drita e ka dëshmuar edhe njëherë fuqinë e saj në volejbollin kosovar. Vashat gjilanase fituan Superkupën e Kosovës duke triumfuar 3:0 ndaj M-Technologie në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Fituesja e Kupës së Kosovës, M-Technologie dhe kampionia e Kosovës, Drita i matën forcat sonte në një ndeshje që premtonte më shumë sesa në fakt dhuroi.
Drita e nisi ndeshjen mjaft mirë dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren, teksa fitoi setin e parë me shifrat 25:17, shkruan Gazeta Express.
Seti i dytë ishte i barabartë deri në pikën e 15-të, por më pas Drita hyri në seri 10-1 për ta fituar 25:16.
Në setin e fundit, vashat e M-Technologie të dorëzuara totalisht nuk arritën t’i bënë ballë kundërshtareve duke humbur 25:15.
Kështu, Drita e nis për mrekulli sezonin e ri me një trofe, teksa do të synojë mbrojtjen e titullit në edicionin 2021/22. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...