FDA-ja miraton për herë të parë cigaren elektronike në SHBA
Shneta tjera
Gazeta Express
13/10/2021 19:47
Administrata e Ushqimit dhe e Barnave
(FDA), e cila monitoron produktet mjekësore në SHBA, ka miratuar për herë të
parë për shitje një cigare elektronike.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, agjencia
amerikane autorizoi tregtimin e tre produkteve nga RJ Reynolds, nën markën
Vuse.
FDA-ja vendosi që përfitimi për të rriturit që
përpiqet të lënë duhanin tejkalon rrezikun që adoleshentët janë bërë të varur.
Produktet e lejuara janë ato me shije duhani,
në krahasim me ato me shijet e ëmbla të njohura tek të rinjtë.
Cigaret elektronike janë shitur gjerësisht në
SHBA gjatë dekadës së fundit, por marrja e tyre nga adoleshentët ka shkaktuar
shqetësim.