Joshua shfrytëzon të drejtën e rimeçit me Usyk - Gazeta Express
string(46) "joshua-shfrytezon-te-drejten-e-rimecit-me-usyk"

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 10:48

Joshua shfrytëzon të drejtën e rimeçit me Usyk

Boks

Gazeta Express

10/10/2021 10:48

Anthony Joshua ka shfrytëzuar të drejtën e rimeçit me Oleksandr Usyk.

Meçi i Anthony Joshua kundër rivalit të peshave të rënda Oleksandr Usyk mund të zhvillohet në mars, thotë promovuesi i tij Eddie Hearn.

Hearn konfirmoi të shtunën në mbrëmje se Joshua kishte ushtruar të drejtën e tij të rimeçit kundër ukrainasit.

Usyk befasoi Joshuan muajin e kaluar, duke fituar me vendim unanim për të marrë rripat e peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO.

Usyk ka thënë më parë se dëshiron që ndeshja e re të zhvillohet në stadiumin Olimpiyskiy në Kiev. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement