Boksieri shqiptar, Florian Marku veçse ka arritur në stadiumin “Tottenham Hotspur”, aty ku do të përballet me boksierin Maxim Prodan për titullin në peshat e mesme.
Eventi i natës së sontme ka nisur nga ora 19:00 kurse Marku do të dalë në ring i treti, shkruan Gazeta Express.
Para meçit të tij me Prodan do të jenë edhe dy meçe, kurse diku rreth 20:00 Florian Marku përballet me ukrainasin.
Meçi kryesor i natës së sontme do të jetë ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk. /Gazeta Express/
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...