Jose Mourinho dëshiron ta sjellë në Romë mbrojtësin e djathtë të Manchester Untiedit, Diogo Dalot.
Trajneri portugez është interesuar për bashkatdhetarin e vet për një kohë të gjatë dhe i sheh të nevojshme shërbimet e tij në Stadiumin Olimpik.
Mourinho e kishte shfaqur pëlqimin e tij për Dalotin edhe gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester Unitedin dhe e sheh një mundësi për ta marrë atë me zbritje, duke e parë që ai nuk po ka vend në ekipin e parë të Unitedit.
Dalot e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Milani, prandaj ai e bart përvojën e nevojshme në Serie A./Gazeta Express/