Masa të rrepta sigurie në Capitol, pritet tubim i përkrahësve të Trumpit - Gazeta Express
string(71) "masa-te-rrepta-sigurie-ne-capitol-pritet-tubim-i-perkrahesve-te-trumpit"

Masa të rrepta sigurie në Capitol, pritet tubim i përkrahësve të Trumpit

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 13:54

Qindra policë do të jenë në krye të detyrës të shtunën përreth ndërtesës së Capitol-it të ShBA-së si masë sigurie para një tubimi të përkrahësve të atyre që i shkaktuan trazirat e 6 janarit duke u përpjekur ta kundërshtonin humbjen e ish-presidentit Trump në zgjedhje.

Rrethoja e gjatë mbi 2.4 metra, e cila ishte vendosur përreth njërës prej ndërtesave më të rëndësishme amerikane pas trazirave, është kthyer përsëri. 100 pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë në gjendje gatishmërie, ndërsa zyrtarët e sigurisë po kryejnë kontrolle shtesë ndaj udhëtarëve që po vijnë në aeroportin më të afërt në Uashington në përpjekje për ta parandaluar dhunën.

Lexo Edhe:

Më shumë se 600 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në dhunën e 6 janarit, e cila erdhi pas fjalimit të ish-presidentit Trump, që pretendonte pa fakte se humbja e tij në zgjedhje ka ndodhur për shkak të mashtrimeve në zgjedhje. Pretendimet e tij i kanë hedhur poshtë disa gjykata, zyrtarët e zgjedhjeve dhe vetë anëtarët e administratës së tij.

Gati 50 persona janë deklaruar fjatorë për akuzat rreth dhunës së 6 janarit. Shumica e të pandehurve janë liruar dhe po e presin gjykimin, por 75 janë ende në mbajtje, sipas dokumenteve të gjykatave, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i ka vendosur në gjendje gatishmërie 100 ushtarë të Gardës Kombëtare për t’i dalë në ndihmë policisë që ta mbrojë Capitol-in, nëse është e nevojshme. Ushtarët do të aktivizohen vetëm nëse nuk mjaftojnë kapacitetet policore, tha një zëdhënës.