Të shtrirë përtoke, pamjet e arrestimit të të dyshuarve për fajde - Gazeta Express
string(64) "te-shtrire-pertoke-pamjet-e-arrestimit-te-te-dyshuarve-per-fajde"

Të shtrirë përtoke, pamjet e arrestimit të të dyshuarve për fajde

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 9:50

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se ka arrestuar tetë persona të dyshuar për ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Sipas Policisë, gjatë operacioneve janë sekuestruar 44,150 euro para kesh, në llogaritë e të dyshuarave janë ngrirë mbi 61,000 euro, dy revole, një pushkë e gjuetisë, 106 fishekë (kalibra të ndryshëm), tri vetura, fletore dhe dokumente të ndryshme relevante për rastet dhe shtatë telefona.

Lexo Edhe:

“Në këto operacione policore janë arrestuar H.T., (1967), A.V.(1964), A.Ç. (1979), Rr.B.(1971), B.M. (1966), E.M. (1990), B.M. (1981) dhe S.M. (1970)”, thuhet në njoftim.

Në media janë publikuar edhe pamjet e arrestimit të të dyshuarve: