Ish-shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se mungesa e Lionel Messit bëri që Bayern Munich t’ia nxjerrë shpirtin Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve.
Bayerni e mundi lehtësisht 3:0 Barcelonën në ndeshjen e tyre hapëse në grup në Ligën e Kampionëve në Camp Nou, falë dy golave nga Robert Lewandowski dhe Thomas Muller, raporton Gazeta Express.
Gjiganti gjerman e mbizotëroi plotësisht Barçën midis Camp Nou, duke mos i dhënë asnjë mundësi. Katalonasit u duken të humbur në fushë dhe pa ndonjë zgjidhje.
Barcelona nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës së Manuel Neuer dhe Rummenigge theksoi se skuadra e Ronald Koeman ishte plotësisht ekip tjetër pa Lionel Messin, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit në verë.
“Nëse e shikon Barcelonën, mënyrën sesi luajti taktikisht. Pa Messin, (Bayerni) ia nxori shpirtin. Barça po përballet me kohë të vështira”, tha Rummenigge.
“Shitja e tij ishte vendimtare. Liga spanjolle ia ka shënuar gol vetes me të”, shtoi ai.
Barcelona e nisi sezonin e ri në Ligën e Kampionëve të martën për herë të parë në më shumë se një dekadë pa Lionel Messin, i cili i ndihmoi t’i fitojë katër tituj në këtë garë. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...