SHBA-ja e mposht Australinë për ta rritur finalen e katërt radhazi olimpike - Gazeta Express
string(75) "shba-ja-e-mposht-australine-per-ta-rritur-finalen-e-katert-radhazi-olimpike"

Basketboll

Gazeta Express

05/08/2021 10:15

SHBA-ja e mposht Australinë për ta rritur finalen e katërt radhazi olimpike

Basketboll

Gazeta Express

05/08/2021 10:15

Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Australinë në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike Tokio 2020 për ta arritur finalen e katërt radhazi olimpike në basketbollin e meshkujve.

Pas një fillimi të dobët, SHBA-ja e mori veten dhe e mundi lehtësisht 97:78 ekipin australian, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Australia e kishte krijuar një epërsi prej 15 pikëve në çerekun e dytë, para se tre herë kampionët olimpik t’i shënonin 34 pikë radhazi për ta përmbysur rezultatin.

Rikthimit fantastik të amerikanëve i priu Kevin Duratni me Devin Bookerin.

SHBA-në e pret Franca ose Sllovenia në finale të dielën.

“Australia meriton lëvdata, sepse dolën në parket dhe na i vështirësuan punët”, tha Durant, i cili ishte më i miri në ekipin amerikan me 23 pikë, duke e lënë prapa Bookerin me 20 pikë.

“Mendoj se ekipet dëshirojnë të na fundosin neve herët duke shpresuar se ne bëjmë panik. Nuk ndodhi ashtu. Ne luajtëm në çerekun e tretë me energji dhe luftë të mahnitshme”, shtoi ai./Gazeta Express/