Sezoni i ri në Superligën e basketbollit fillon më 8 shtator - Gazeta Express
string(60) "sezoni-i-ri-ne-superligen-e-basketbollit-fillon-me-8-shtator"

Sezoni i ri në Superligën e basketbollit fillon më 8 shtator

Basketboll

Gazeta Express

03/08/2021 16:00

Sezoni i ri i Prince Caffe Superligës së basketbollit do të fillojë me 8 e 9 shtator. Kështu ka vendosur sot Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e radhës, ku e ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera i mori edhe disa vendime. Ndërkohë, u vendos që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve të zhvillohet prej 1 deri më 5 shtator, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bordi i FBK-së ndër të tjera e ka shqyrtuar pozitivisht kërkesën e KB Vëllaznimi për hapje të Wild Card për pozitën e nëntë në Superligë dhe në ditët në vazhdim do ta bëjë të ditur procedurën dhe kriteret për aplikim në Wild Card.

Shtëpia e basketbollit kosovar gjithashtu i ka shqyrtuar kërkesat e KB Sigal Prishtina dhe KB Peja për garim në edicionin 2021/22 në Ligën Ballkanike dhe ka vendosur që klubet në fjalë së pari duhet t’i plotësojnë kriteret për licencim në FBK konform thirrjes, e cila do të hapet më 6 Gusht, duke e përfshirë këtu kryerjen e obligimeve ndaj FBK-së dhe FIBA-s.

Bordi i FBK-së i ka miratuar edhe propozim-ndryshimet në Rregulloren për Licencim dhe Garim të klubeve për edicionin 2021/22 dhe e ka miratuar procedurën për Thirrjen për Aplikim për Plotësim të Kritereve për Licencim të Klubeve të Superligës së Meshkujve për edicionin 2021/22. Ndër të tjera, FBK-ja i mori edhe disa vendime të tjera. /Gazeta Express/