Kurti: Sunny Hill i organizuar nga Dua Lipa, një nga ngjarjet kryesore kulturore në vend – urojmë të gjithë të kenë përvojë të paharrueshme - Gazeta Express
string(135) "kurti-sunny-hill-i-organizuar-nga-dua-lipa-nje-nga-ngjarjet-kryesore-kulturore-ne-vend-urojme-te-gjithe-te-kene-pervoje-te-paharrueshme"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 22:15

Kurti: Sunny Hill i organizuar nga Dua Lipa, një nga ngjarjet kryesore kulturore në vend – urojmë të gjithë të kenë përvojë të paharrueshme

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 22:15

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dua Lipën, me fillimin e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.

Kurti ka thënë se, ky festival është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të vendit.

‘’Festivali Sunny Hill, i organizuar nga DUALIPA, është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr vetëm vitin e kaluar më shumë se 100 mijë vizitorë.

Me nisjen e festivalit sot, urojmë që të gjithë të kenë një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar.’’, ka thënë Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement