Norvegjezi mahnit në Tokio: E thyen rekordin botëror dhe e fiton medaljen e artë në 400 metra me pengesa - Gazeta Express
string(103) "norvegjezi-mahnit-ne-tokio-e-thyen-rekordin-boteror-dhe-e-fiton-medaljen-e-arte-ne-400-metra-me-pengesa"

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2021 9:20

Norvegjezi mahnit në Tokio: E thyen rekordin botëror dhe e fiton medaljen e artë në 400 metra me pengesa

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2021 9:20

Atleti i Norvegjisë, Karsten Warhol, e ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra vrapim me pengesa, pas një vrapimi mahnitës me të cilin edhe e theu rekordin botëror.

Warholm, 25-vjeçar, e mbaroi garën për 45.94 sekonda për ta thyer botëror që vetë e kishte vendosur kohë më parë, derisa amerikani Rai Benjamin e fitoi medaljen e argjendtë duke vrapuar më shpejtë se rekordi i kaluar botëror, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Warholm e kishte vendosur rekordin e kaluar botëror me kohën 46.70 sekonda në Oslo në muajin korrik.

Alison dos Santos i Brazilit e fitoi medaljen e bronztë me kohën 46.72 sekonda.

“Nuk mund ta besoj se e arrita këtë kohë, është shumë shpejt. Shpesh herë pyetem për garën e përkryer… kisha thënë se nuk ekzistonte, por kjo është më e përafërta deri tani”, tha Warholm, i cili tani është kampion botëror, evropian dhe olimpik.

“Pa filluar gara i thashë vetes mbaje në mend gjithë punën që e ke bërë. Nuk mund ta përshkruaj se sa e rëndësishme është kjo për mua. Kjo është çfarë bëj unë nga mëngjesi deri në mbrëmje”, shtoi ai. /Gazeta Express/