Ministria e Bujqësisë njofton për ‘‘rikthimin nën menaxhim’’ të 200 mijë hektarëve pyje: Nga proceset më të rëndësishme të pasluftës - Gazeta Express
string(127) "ministria-e-bujqesise-njofton-per-rikthimin-nen-menaxhim-te-200-mije-hektareve-pyje-nga-proceset-me-te-rendesishme-te-pasluftes"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 19:20

Ministria e Bujqësisë njofton për ‘‘rikthimin nën menaxhim’’ të 200 mijë hektarëve pyje: Nga proceset më të rëndësishme të pasluftës

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 19:20

Ministria e Bujqësisë, ka njoftuar se ka pranuar në menaxhim rreth 200 mijë hektarë prona pyjore, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Nga ministria bëhet e ditur edhe se marrëveshja është nënshkruar sot, dhe thuhet se, transferimi përfshin rreth 200 mijë hektarë prona pyjore të shpërndara në 3,015 parcela, të cilat deri më tani kanë qenë nën administrimin e AKP-së.

Në komunikatë shtohet edhe se, kjo sipërfaqe përbën rreth 21 për qind të territorit të Republikës së Kosovës, duke e bërë këtë një nga bartjet më të mëdha të aseteve publike në sektorin pyjor dhe mjedisor, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Një nga proceset më të rëndësishme të pasluftës: Rikthehen mbi 200 mijë hektarë pyje nën menaxhim shtetëror

Prishtinë, 22 Maj 2026 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka pranuar në menaxhim rreth 200 mijë hektarë prona pyjore, përmes një marrëveshje të nënshkruar me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Kjo marrëveshje është nënshkruar sot nga Ministri i BPZhR-së, Armend Muja dhe drejtori në detyrë i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Menderes Ibra, ndërsa në emër të AKP-së marrëveshjen e nënshkruan kryetari i Bordit, Hekuran Nikçi dhe drejtori ekzekutiv në detyrë, Burim Leci.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në ambientet e MBPZhR-së, ndërsa kjo marrëveshje u vlerësua si një ndër proceset më të rëndësishme institucionale të pasluftës, pasi mundëson që asetet pyjore të përjashtohen nga procesi i privatizimit dhe të kalojnë në menaxhim institucional për interes publik.

Transferimi përfshin rreth 200 mijë hektarë prona pyjore të shpërndara në 3,015 parcela, të cilat deri më tani kanë qenë nën administrimin e AKP-së. Kjo sipërfaqe përbën rreth 21 për qind të territorit të Republikës së Kosovës, duke e bërë këtë një nga bartjet më të mëdha të aseteve publike në sektorin pyjor dhe mjedisor.

Me këtë rast, ministri Armend Muja e cilësoi marrëveshjen si një arritje historike për shtetin e Kosovës.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës dhe një ndër arritjet më të mëdha institucionale që nga paslufta. Për herë të parë, rreth 21 për qind e territorit të vendit, përkatësisht mbi 200 mijë hektarë tokë pyjore, i kthehen Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për menaxhim dhe mbrojtje në interes të qytetarëve dhe brezave të ardhshëm”, deklaroi ministri Muja.

Përmes kësaj marrëveshje, pronat pyjore i janë bartur për menaxhim dhe administrim Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, me synim ruajtjen, menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen afatgjatë të fondit pyjor të vendit.

Në kuadër të marrëveshjes, Ministrisë së Bujqësisë i është dorëzuar edhe dokumentacioni i plotë me listën e aseteve dhe parcelave të evidentuara, të cilat pas përfundimit të procedurave kadastrale pritet të bëhen publike.

Po ashtu, është bërë e ditur se dokumentacioni relevant është përfshirë si shtojcë e marrëveshjes dhe sipas nevojës, do të formohen komisione të përbashkëta ndërmjet institucioneve përkatëse për verifikimin dhe transferimin e pronësisë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement