Sipas MeteoAlb: Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës. Këto kushte atmosferike mbeten deri orët e vona të pasdites kur në veri-verilindje dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.
Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë gjatë mëngjesit por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 19°C deri në 38-39°C. Era do fryjë mesatare paradite por forcohet pasdite nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë. Ndërsa qendra, Veriu dhe lindja e Kontinentit Europian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu .
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...