Nesër mbërrin në Kosovë ekipi i xhudos, kjo është agjenda - Gazeta Express
string(56) "neser-mberrin-ne-kosove-ekipi-i-xhudos-kjo-eshte-agjenda"

Nesër mbërrin në Kosovë ekipi i xhudos, kjo është agjenda

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 13:06

Ekipi olimpik i xhudos së Kosovës është nisur nga Tokyo për në “Tokën Dardane”.

Pas përfaqësimit dinjitoz në Lojërat Olimpike të Tokyos, ekipi i xhudos ateron në Kosovë nesër rreth orës 20:00 dhe me vete do të sjellë dy medalje të arta olimpike.

Lexo Edhe:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar edhe agjendën e ekipit të xhudos pas arritjes në Kosovë.

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Nesër (02 gusht 2021), ora 19:50, bëhet pritja e Kampionëve Olimpikë.

Ceremonia shtetërore e pritjes së Kampionëve Olimpikë është e ndarë në dy pjesë:

1. Pritja ceremoniale shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 19:50, me ç’ rast mbahet konferencë për media.

2. Ardhja e Kampionëve Olimpikë në sheshin “Nëna Terezë” në orën 21:00.

Agjenda:

Pritja ceremoniale në Aeroport

Itenerari i fluturimit

Aterimi në Aeroportin “Adem Jashari: – 02.08.2021 – 19:50, dalja në terminalin VIP

Konferencë për media

Trajneri Driton Kuka

Trajneri Agron Kuka

Distria Kranisniqi

Nora Gjakova

Akil Gjakova

Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani

/Gazeta Express/