Luiza Gega kualifikohet në finale në "Tokyo 2020" - Gazeta Express
string(47) "luiza-gega-kualifikohet-ne-finale-ne-tokyo-2020"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 9:33

Luiza Gega kualifikohet në finale në “Tokyo 2020”

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 9:33

Lajme pozitive për Shqipërinë nga Lojërat Olimpike që janë duke u zhvilluar në Tokio. Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, teksa është kualifikuar në finalet e 3000 m me pengesa.

32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Courtney Frerichs. Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar kështu vajzat më të shpejta të botës.