Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar të premten se një person i panjohur ka tentuar të futet me dhunë në zyrat e portalit online “Botapress”.
AGK shpreh shqetësim për këtë akt ndaj kësaj medie, dhe fton Policinë e Kosovës që ta hetojë me prioritet rastin, në mënyrë që gazetarët të kenë ambient të sigurt të punës.
Gjithashtu, AGK-ja pret që Policia të zbardhë edhe motivet prapa një tentimi të tillë. /Telegrafi/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...