Presidenti i Izraelit e merr dozën e tretë të vaksinës për Covid-19 - Gazeta Express
string(67) "presidenti-i-izraelit-e-merr-dozen-e-trete-te-vaksines-per-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 12:50

Presidenti i Izraelit e merr dozën e tretë të vaksinës për Covid-19

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 12:50

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, të premten e mori dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19, duke nisur një fushatë për doza plotësuese për personat mbi moshën 60-vjeçare si përpjekje për ta ngadalësuar përhapjen e variantit Delta.

Presidenti 60-vjeçar izraelit e mori dozën e tretë në qendrën mjekësore Sheba në Ramat Gan, afër Tel Avivit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai tha se është krenar që po e fillon nismën për shtimin e vaksinimeve, e cila, sipas tij, është shumë jetike për t’i mundësuar rrethanat normale të jetës. Vaksinën e mori edhe bashkëshortja e tij, Michal.

Çifti presidencial ishte i shoqëruar nga Kryeministri Naftali Bennett, i cili e theksoi rëndësinë e dozave plotësuese në luftën kundër pandemisë dhe u zotua se Izraeli do t’i ndajë me vendet tjera të gjitha informatat që nxjerr nga procesi publik i vaksinimit.

Ai më herët ka thënë se 2.000 njerëz e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës dhe nuk kanë pasur efekte anësore serioze.

Qeveria e tij shpreson që përpjekjet e shtuara për vaksinim do të ndihmojë për të shmangur izolime të reja, të cilat i kushtojnë shumë ekonomisë së vendit.