Një aksident trafiku ka ndodhur në udhëkryqin tek konviktet në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Në fotografinë e dërguar nga një lexues shihet se një veturë e ka goditur një veturë tjetër, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Më poshtë mund ta shihni fotografinë e aksidentit të shkrepur nga një lexues: