Reali e do Koulibalyn në vend të Varanit - Gazeta Express
string(40) "reali-e-do-koulibalyn-ne-vend-te-varanit"

Reali e do Koulibalyn në vend të Varanit

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 12:50

Real Madridi ka nisur revolucionin në skuadër.

Largimi i parë i madh ishte kapiteni, Sergio Ramos, që u transferua te Paris Saint Germain.

Lexo Edhe:

Reali më pas befasoi edhe me largimin e Raphael Varane, duke lënë skuadrën pa mbrojtësit që kanë qenë titullar në dekadën e fundit.

Sido që të jetë, duket se Madridi e ka një plan.

Sipas Repubblica, Carlo Ancelotti e dëshiron Kalidou Koulibalyn si partner të David Alaba në qendër të mbrojtjes.

Megjithatë, s’do të jetë e lehtë blerja e tij, sepse Napoli kërkon 60 milionë euro për  30-vjeçarin, që vazhdimisht është lidhur edhe me Paris Saint-Germain, Manchester United, Manchester City dhe Everton.

Koulibaly është pjesë e Napolit që nga viti 2014, kur u ble për 7.75 milionë euro nga KRC Genk. /Gazeta Express/