Coventry City rikthehet në Premierligë pas 25 vitesh mungesë - Gazeta Express
string(60) "coventry-city-rikthehet-ne-premierlige-pas-25-vitesh-mungese"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 23:00

Coventry City rikthehet në Premierligë pas 25 vitesh mungesë

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 23:00

Coventry City ka siguruar rikthimin në Premierligë, duke i dhënë fund një pritjeje 25-vjeçare larg elitës.

“Sky Blues” kishin nevojë vetëm për një pikë ndaj Blackburn Roversit për të konfirmuar ngjitjen, dhe e arritën këtë me barazimin 1-1 në “Ewood Park”, përpara mbi 7,000 tifozëve të tyre.

Një gol i vonë me kokë nga Bobby Thomas barazoi rezultatin pas golit të Ryoya Morishita në minutën e 56-të, duke siguruar matematikisht promovimin për sezonin e ardhshëm.

Coventry kishte luajtur për herë të fundit në Premierligë në sezonin 2000/01, përpara se të përjetonte një rënie të madhe që e çoi deri në League Two në sezonin 2016/17.

Nën drejtimin e Mark Robins, klubi u rikthye shpejt duke fituar ngjitjen nga League Two dhe më pas titullin e League One në sezonin 2019/20, duke u afruar gradualisht me elitën.

Megjithatë, Coventry përjetoi zhgënjime të mëdha në “play-off”, duke humbur finalen ndaj Luton Town në sezonin 2022/23 dhe më pas duke u eliminuar nga Sunderlandi sezonin e kaluar.

Tani, nën drejtimin e Frank Lampardit, skuadra ka arritur më në fund rikthimin e shumëpritur në elitë, madje me tri ndeshje ende për t’u zhvilluar në këtë sezon./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement