Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, është pezulluar me katër ndeshje pas një incidenti të dhunshëm në Argjentinë gjatë përballjes mes Racing Clubit dhe River Plates.
36-vjeçari goditi në fytyrë mbrojtësin e Riverit, Lucas Martinez Quarta, duke detyruar gjyqtarin ta ndëshkojë menjëherë me karton të kuq.
Ndeshja, e fituar nga River Plate me rezultat 2-0, u tensionua edhe më shumë pas reagimit të Rojos, i cili ofendoi arbitrin para se të largohej nga fusha.
Pas shqyrtimit të rastit, autoritetet vendosën pezullimin me katër ndeshje, një goditje e rëndë për Racing Clubin, që është mbështetur në përvojën e tij që nga transferimi si lojtar i lirë nga Boca Juniorsi në gusht të vitit 2025.
Megjithatë, problemi i disiplinës vazhdon të jetë shqetësues.
Që nga ardhja te Racingu, Rojo është përjashtuar dy herë në vetëm 15 ndeshje, ndërsa në total ka arritur në 13 kartonë të kuq në karrierën e tij profesionale.
Gjatë periudhës së tij te Manchester Unitedi, ku u transferua për 20 milionë euro në vitin 2014, ai zhvilloi 122 ndeshje, duke fituar FA Cup, Kupën EFL dhe Ligën e Evropës.
Interesant është fakti se, pavarësisht reputacionit të tij si lojtar i ashpër, ai nuk u ndëshkua asnjëherë me karton të kuq gjatë kohës në “Old Trafford”.
Ai u largua nga Manchester Unitedi në shkurt të vitit 2021, duke u transferuar përfundimisht te Boca Juniorsi për rreth 6 milionë euro./GazetaExpress/
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...