Lamtumira, Sadiku: Do të ju mbaj në zemër, njoha njerëz të mirë në Bolivi - Gazeta Express
string(70) "lamtumira-sadiku-do-te-ju-mbaj-ne-zemer-njoha-njerez-te-mire-ne-bolivi"

Lamtumira, Sadiku: Do të ju mbaj në zemër, njoha njerëz të mirë në Bolivi

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 20:01

Aventura e Armando Sadikut te Bolivar nuk shkoi ashtu siç pritej dhe zgjati fare pak.

Më 28 janar i befasoi të gjithë duke u transferuar në Bolivi, por aventura latine përfundoi dy gola të shënuar në kampionat.

Lexo Edhe:

30-vjeçari (38 ndeshje dhe 12 gola me kombëtaren shqiptare) vendosi në bashkëpunim me drejtuesit e Bolivar ndërprerjen e kontratës.

Sadiku ka zyrtarizuar largimin nga Bolivar me një postim në rrjetet sociale, aty ku nuk mungojnë fjalët e bukura.

Sot është dita e lamtumirës. Një periudhë e shkurtër por shumë intensive po përfundon, në një klub që më priti me krahë hapur që ditën e parë që mbërrita këtu.

I jam mirënjohës Bolivarit që më dha mundësinë të luaj dhe të njoh këtë vend të bukur dhe njerëzit e tij. Një pjesë e zemrës time do të jetë gjithmonë me ju.

Ju uroj gjithë të mirat. FALEMINDERIT!“, shkruan sulmuesi shqiptar, i cili pritet të rikthehet në futbollin spanjoll te Las Palmas.